Tek SuperSim.al, prioriteti ynë kryesor është siguria dhe besueshmëria juaj. Ne e kuptojmë mirë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave tuaja financiare dhe dëshirojmë t'ju sigurojmë se jemi duke përdorur teknologjinë më të fundit për të garantuar transaksione të sigurta.
Për të procesuar pagesat tuaja, ne bashkëpunojmë me Stripe, një nga procesorët më të besueshëm dhe të sigurt të pagesave në botë. Stripe përdoret nga kompani të mëdha si Amazon, Google dhe Shopify, duke dëshmuar besueshmërinë e tyre në industri.
Kur ju kryeni një pagesë në faqen tonë, të dhënat tuaja të kartës së kreditit enkriptohen menjëherë dhe dërgohen në mënyrë të sigurt në serverat e Stripe. SuperSim.al nuk ka në asnjë moment, qasje në informacionin e plotë të kartës suaj. Ne kemi akses vetëm tek 4 shifrat e fundit të numrit të kartës, të cilat përdoren për t'ju identifikuar dhe për t'ju ofruar lehtësinë e pagesave të përsëritura, si rimbushjet me nje klikim..
Stripe më pas komunikon me bankën lëshuese të kartës suaj për të autorizuar transaksionin. Nëse pagesa miratohet, fondet transferohen në llogarinë tonë të biznesit. Gjatë gjithë këtij procesi, informacioni juaj i ndjeshëm financiar mbetet i sigurt dhe i enkriptuar.
Duke pasur qasje tek 4 shifrat e fundit të kartës suaj, ne mund t'ju ofrojmë një përvojë më të mirë dhe më të shpejtë gjatë pagesave të ardhshme. Kjo ju lejon të kryeni pagesa të shpejta dhe të lehta pa pasur nevojë të vendosni përsëri të gjithë informacionin e kartës sa herë që dëshironi të mbushni llogarinë tuaj ose të blini një shërbim.
Është e rëndësishme të theksohet se SuperSim.al nuk ka qasje në të dhënat e plota të kartës suaj në asnjë formë apo mënyrë.. Vetëm Stripe, me teknologjinë e tyre të avancuar të sigurisë, ka qasje në këtë informacion.
Tek SuperSim.al, ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe privatësinë tuaj. Përdorim teknologjinë SSL për të enkriptuar të gjitha transaksionet dhe të dhënat e ndjeshme. Përveç kësaj, serverat tanë janë të mbështetura mbi infrastrukturën e fuqishme të një prej platformave më të sigurta dhe të qëndrueshme ndërkombëtarisht, nga ku menaxhohet e gjithë perfomranca e aseteve tona dixhitale, duke garantuar kështu procesimin e sigurtë të të dhënave tuaja në çdo hallkë.
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me sigurinë e pagesave, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit. Jemi gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojmë dhe t'ju sigurojmë informacionin që ju nevojitet.
Ju falënderojmë për besimin tuaj në SuperSim.al. Ne jemi të angazhuar të ofrojmë një platformë të sigurt dhe të besueshme për të gjitha nevojat tuaja të komunikimit.